Skip to main content

Dhuro këtu!

. Rreth Projektit .

Të dashur qytetarë të Prishtinës dhe miq të Tauk Bahçes! A do të ndihmoni që ta bëjmë një shesh të lojërave këtu dhe ta krijojmë një hapësirë të gjallë të komunitetit për të gjitha grupmoshat? Ju  ftojmë që të kontribuoni me ide, me mallra (mjeshtri, materiale, etj.) ose para. Luteni ta vizitoni www.cdplayground.org për më shumë informata dhe t’i qaseni financimit tonë kolektiv, ose thjeshtë t’i hidhni ca para në kutinë tonë të donacioneve në Parku Prince Café. Faleminderit!

    Tauk Bashçe është një park me drunjë, në zonën qendrore të gjelbëruar të Prishtinës lindore. Ka një shesh të lojërave të vogël e të vjetruar ku fmijët presin në rend për të luajtur në tri hulajat funksionale. Gozhdat dalin nga shkallët e thërrmuara të drurit, parmakët mungojnë, ndërsa hulajave u mungojnë dërrasat për ulje, çfarë mund të paraqesë rrezik për fëmijët. 

 Shpresojmë që ky shesh i lojërave të bëhet arsye për shoqërim ku do ofrohet një hapësirë e sigurtë për lojëra, kinema dhe muzikë për fëmijët tanë dhe një frymë bashkëpunimi mes nesh.

 Qëllimi është t’i heqim elementet e dëmtuara dhe të rrezikshme për lojë; t’i rinovojmë disa nga ato; ta zgjerojmë sheshin e lojërave dhe të shtojmë lojwra të reja dhe të qëndrueshme për grupmoshat e ndryshme; të shtojmë infrastrukturë, siç janë: një shteg me ndriçim, stole, shporta për mbeturina/riciklim dhe drenazh të duhur.

Fillimisht dëshirë personale e disa prindërve të brengosur, ky projekt tani organizohet dhe realizohet nga Dizajni i Komunitetit Prishtina (angl.CDP) i RIT KOSOVO™(A.U.K) (ish Universitetit Amerikan të Kosovës). Ky projekt po ashtu e ka fituar përkrahjen e Klubit Rotarian të Prishtinës, OJQ-së kosovare “Bonevet”, komunës së Prishtinës dhe pronarit të “Park Café”.

Ju ftojme te kontriboni duke e përdorur fletoren e siguruar për vizatime, shkruani apo vizatoni ide për sheshin e lojërave, ose vetëm lini një koment mbështetës. Ju po ashtu do ta keni mundësinë që të kontribuoni me ide për dizajnin dhe të bashkëveproni me vullnetarët tanë gjatë takimit të pjesëmarrjes në komunitet më  28 gusht 2016

A keni kompani apo makineri të ndërtimit? A mund të saldoni çelik apo të punoni me dru? Ndoshta keni talent për të ngjyrosur, apo ndoshta i keni disa goma të vjetra? Luteni të na tregoni se si mund të ndihmoni përmes email-it.

Gjithsej na duhen 23 020 euro dhe janë tri mënyra për të kontribuuar:

  • t’i lini paratë në kutinë e donacioneve në Parku Café.
  • t’i transferoni paratë nëpërmjet platformës së parë të financimit kolektiv në Kosovë në give.cdplayground.org.
  • t’i transferoni paratë nëpërmjet platformës për financim kolektiv me seli në BE, e cila është e lidhur me këtë faqe të internetit (www.betterplace.org).

Pyetje? Ejani na vizitoni në takimin tonë të pjesëmarrjes në komunitet më 21 maj në Parku Prince Café, na kontaktoni në vulkan.qerimi@gmail.com ose përmes 045.816.651. Faleminderit paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj!

Projekti i Sheshit të Lojërave të Komunitetit të Tauk Bahçes i përfshin qytetarët e Prishtinës në bërjen e një sheshi të ri të lojërave dhe krijimin e një hapësire të gjallë të komunitetit për të gjitha grupmoshat. Ju ftojmë që të kontribuoni me ide, me mallra (mjeshtri, materiale, etj.) ose para. Më shumë informata këtu.

Në rast se nuk e arrijmë qëllimin tonë për ngritjen e fondit, të gjitha kontributet që do të jepen në dy platformat e tona për financim kolektiv do të kthehen. Kontributet financiare në kutinë e donacioneve do t’i dorëzohen Klubit Rotarian Prishtina për t’i financiar projektet tjera sociale

CDPlayground Logo

. 2 Mënyrat për Jep .

betterplace.org

dhurojë këtu!

Ne kemi gjetur përmes transferit bankar, kartë krediti ose PayPal.

bonevet

dhurojë këtu!

Ne kemi gjetur përmes transferit bankar.

. Sponsorët dhe Kontributet në Natyrë .

CDP Logo

RIT Kosovo Logo

Rotary Prishtina Logo

Bonevet Logo

. Na Kontaktoni .

. të marrë në kontakt .

Kontaktoni me CDP në RIT Kosovë™ (A.U.K).

  • #

    adresë Dr. Shpëtim Robaj st. pn

  • #

    telefon + 377  (0)45 816 651

  • email vulkan.qerimi@gmail.com